ORARI
E hënë - E dielë: 09:00 - 09:00pm

Unë dhe Jumbo

Vit i ri, pamje e re për shtëpinë tuaj!

Të gjithë duan të jetojnë në një shtëpi të rehatshme. Pjesë e rëndësishme e shtëpisë është edhe dekorimi i saj. Që të ndiheni rehat dhe ngrohtë në shtëpinë tuaj, duhet ta modeloni atë në mënyrë që të përshtatet me stilin tuaj. Është kthyer në një trend dekori i shtëpisë që jo vetëm të jetë festiv por edhe të përshtatet sipas sezonit. E po ka ardhur koha që shtëpia të marri një pamje tjetër me ardhjen e vitit të ri. Sillni dritë në shtëpinë tuaj duke e dekoruar sipas stinës që do të trokasi së shpejti.

Mjedisi ku jetoni duhet të mobilohet dhe dekorohet me kujdes, në mënyrë që jo vetëm ju, por edhe të afërmit apo të ftuarit tuaj, të ndihen rehat. Ngjyrat e mureve dhe tapeteve duhet të jenë të ngrohta, gjithashtu pjesë e rëndësishme janë edhe lulet që sjellin freski apo mobiljet e këndshme.

Lulet janë perfekte për arredimin e shtëpisë por akoma më shumë vazot.

Ngjyrat dhe dritat janë pjesa më e rëndësishme në një dekor shtëpie është ajo që të relakson dhe të mbush me frymëzim. Mund të përdorni dritat e ngrohta dhe ato më intime në kuzhinë apo sallon, dhe dritat më të ftohta në korridor për të nxjerrë më në pah pikturat apo elementët e tjerë nëpër mure. Secili nga ne ka ide të ndryshme për kolorin që i jep shtëpisë, e rëndësishme është që të ndiheni mirë dhe qetë në atë që ju keni zgjedhur. Shndërrojeni shtëpinë tuaj në një ambient të ngrohtë duke dekoruar edhe me jastëk me ngjyra, në JUMBO mund të gjeni një shumëllojshmëri që u përshtatet preferencave tuaja.

Kuzhina është një ambient ku amvisat kalojnë pjesën më të madhe të kohës. Për shumë prej nesh kuzhina është vendi më i pëlqyer dhe më i këndshëm i shtëpisë. Aty gatuajmë ushqimet tona të preferuara për familjaret dhe miqtë tanë. Ka raste që mund të kemi vështirësi në arredimin dhe organizimin e kuzhinës, por nuk duhet të harrojmë që nuk është e lehtë që të kemi një kuzhinë të mirë organizuar në mënyrë perfekte.

Idetë për dekorin e shtëpisë suaj frymëzohen nga JUMBO.