ORARI
E hënë - E dielë: 09:00 - 09.00pm

Rreth QTU

Rreth QTU

Hapja zyrtare e Qendrës Tregtare Univers (QTU) u bë më datë 01 Tetor 2005. Qendra në atë kohë kishte një sipërfaqe të mbuluar prej 23.000 m2, me sipërfaqe për Bar/Restorante, Dyqane si dhe një gamë të gjerë të mundësive për argëtim.

QTU mbetet serisht destinacion i preferuar per blerje apo argëtim dhe kjo vjen nga shumëllojshmëria e markave dhe produkteve qe gjenden aty. Ju mund të informoheni rreth Eventeve, Ofertave dhe Promocioneve te QTU permes Faqes tone Zyrtare: qtu.al

Si të na arrish?

Me Autobus

Stacioni i autobusëve është i vendosur në zemër të qendrës dhe autobusët janë në dispozicion shpesh. Autobusët arrijnë dhe nisen çdo 20 minuta. Shërbimi i autobusëve fillon në 09:00 paradite dhe autobusi i fundit nga qendra e qytetit niset në 20:45. Autobusi i fundit nga QTU niset në 21:45.

Orari i autobusave

Me Makinë

Edhe në qoftë se ju po ecni për herë të parë me makinë në autostradën Tr-Dr, QTU nuk do të shpëtojë nga sytë tuaj pasi QTU ndodhet përballë rrugës kryesore, në anën e djathtë në qoftë se vjen nga hyrja e qytetit. Në këtë mënyrë QTU është e vendosur në daljen e parë në të djathtë nga autostrada.

Distanca nga pika të rëndësishme:
Aeroport 12 km
Durrës 33 km
Prishtina 246 km

Orët që operojmë

Orare të rregullta
E Hënë – E Dielë
9:00 - 21:00

Dhjetor
E Hënë – E Dielë
9:00 - 22:00

Maj - Shtator
E Hënë – E Dielë
9:00 - 22:00