FILOZOFIA E BURIMEVE NJERZORE
Forca dhe suksesi i kompanisë qëndron tek njerëzit e saj. Mbështesim dhe inkurajojme njerëzit e talentuar me potencial që sjellin ndryshimin. Nxisim aftësitë, idetë, iniciativat me mjetet dhe politikat që disponojmë, për të realizuar qëllimin e përbashkët final “Suksesin”
ZHVILLIMI I STAFIT
Synojmë të punësojmë persona të formuar, energjik dhe me ide të qarta në fushën e menaxhimit dhe shërbimeve, duke promovuar punonjësit më të talentuar.
U mësojmë punonjësve të punojnë sipas rregullave, procedurave dhe politikave të kompanisë duke synuar rritjen e standarteve profesionale.
Marrim kohë të mjaftueshme për të trajnuar, këshilluar dhe mbështetur punonjësit tanë në mënyrë që të rriten dhe zhvillohen.
Vendosim pritshmëri të qarta për qëllimet, cilësinë dhe performancën e punës në çdo nivel të kompanisë dhe mbajmë përgjegjësi për ta.
Inkurajojmë, njohim dhe shpërblejmë cilësinë e shkëlqyer.