ORARI
E hënë - E dielë: 09:00 - 21:00

Dyqane

Stile Prezioso, QTU

Stile Prezioso

STILE PREZIOSO nisi rrugëtimin e vet në Shqipëri që në vitin 1992, nisur nga pasioni dhe dashuria për të bukurën, eleganten dhe klasin. Çdo hap i hedhur përgjatë kësaj rruge, deri më sot, ka shërbyer për të rrënjosur themelet e një cilësie maksimale për çdo produkt të përzgjedhur për tregun shqiptar si edhe duke ju përmbajtur një shërbimi për klientin në nivele mahnitëse. Vlera këto të mbetura ende të pakompromentuara edhe sot pas më shumë se 23 vjet udhëtim në një botë thesaresh të çmuara.
Sipas nesh: “Çdo klient që hyn brenda STILE PREZIOSO duhet të largohet me shijen e mirë: të një përkushtimi maksimal, të një vëmendje dhe kulture në shërbimin e këshillimit të përzgjedhjes së bizhuterive, absolutisht të pagjetshëm diku tjetër.”
Përfaqësuesit tanë gjenden gjithmonë në dispozicionin tuaj për t’ju ndihmuar të gjeni dhuratën ideale, për t’ju shoqëruar në udhëtimin tuaj drejt unazës perfekte të një propozimi apo për të kaluar një eksperiencë fantastike në një botë gurësh të çmuar.

Orari

E Hënë - E Dielë
9:00 - 09:00pm