fb
ORARI
E hënë - E dielë: 09:00 – 22:00

Dyqane

Optika 1


Optika 1 në bashkëpunim me ZEISS ofron në Shqipëri eksperiencën 200 vjeçare në fushën e optikës të kompanisë gjermane Carl Zeiss.

Optika 1 ju ofron jo vetëm cilësinë më të lartë në botë të lenteve ZEISS, por edhe një kontroll të imtësishëm të shikimit me aparaturat e fjalës së fundit të teknologjisë, nga mjekë okulistë të çertifikuar në Gjermani, nën mbikqyrjen e ZEISS.

Të bësh një vizitë okulistike në optikën tonë do të thotë që përveç problemeve të shikimit si: Miopi, hipermetropi, astigmatizëm etj, vizita ndihmon për të kuptuar nëse syri ka dhe probleme patologjike si katarakt, tension i syrit, degjenerim makular, retinopati diabetike etj.

Në Optika 1 vizita okulistike është më tepër se përcaktimi i dioptrisë pasi në çdo pikë Optika 1 është instaluar një klinikë e mirëfilltë okulistike që na jep mundësinë të bëjmë një diagnostikim të thelluar të çdo patollogjie të syrit për të gjitha moshat (për të rritur dhe fëmijë).

Shërbimet që ofrojmë:

  • Vizus me dhe pa korrigjim
  • Autorefraktometer (Matja e numrit me aparaturë dhe korrigjim)
  • Ekzaminimi në biomikroskop: Segmenti anterior dhe posterior i syrit. Segmenti Posterior: Fundus Okulis për të vlerësuar retinopatinë diabetike dhe atë hipertensive.
  • Tonometri (Matja e tensionit të syrit)

Aparaturat e një saktësie absolute dhe teknologjie të lartë që zotëron Optika 1 në bashkëpunim me ZEISS janë një suport i jashtëzakonshëm për të kryer në mënyrë precize dhe profesionale çdo ekzaminim. Falë teknologjisë së avancuar të komanduar në distancë, vizita okulistike zhvillohet në siguri të plotë duke ruajtuar distacimin fizik me pacientin përgjatë gjithë kohës.

Orari

E Hënë - E Dielë
9:00 - 22:00