fb
ESHOP
ORARI
E hënë - E dielë: 09:00 – 21:00.

Evente

Risia/ Markata e Lodrave e QTU, fëmijët sivjet “tregtarë” online

Shpërnda këtë event:

Risia/ Markata e Lodrave e QTU, fëmijët sivjet “tregtarë” online

Edhe këtë qershor, me rastin e ditës ndërkombëtare të fëmijëve, QTU rikthen Markaten e Lodrave, gjatë të gjithë muajit! Nën motonFëmijët për fëmijët”, do të jenë vetë vogëlushët ata që do të shesin dhe do të blejnë lodrat me njëri-tjetrin!

Si çdo vit, qëllimi i këtij aktiviteti është argëtimi i fëmijëve dhe zgjimi i shpirtit të  sipërmarrjes që në moshë të re. Duke marrë në konsidetatë ndodhitë e fundit nëpër botë, QTU ka vendosur që për arsye sigurie, këtë vit të zhvillojë aktivitetin e Markatës së Lodrave online.

Kjo do të thotë se çdo fëmijë do  të ketë mundësinë të regjistrohet nëpërmjet formularit që do të gjejë në www.qtu.al  dhe më pas do të kontaktohet nga stafi i QTU për të marrë udhëzimet mbi pjesëmarrjen në faqen e shitjeve oline me lodrat e tyre.

Pjesë e kësaj nisme mund të bëhen të gjithë fëmijët deri në 15 vjeç, të shoqëruar nga të rritur që janë përfaqësues ligjorë, ndërkohë që pjesëmarrja është falas.

Secilit fëmijë do ti dedikohet një hapësirë shitjeje në webin e QTU, ku do të ketë mundësinë të ekspozojë të gjithë lodrat që dëshiron. QTU do të kujdeset për të fotografuar lodrat e aplikantëve si dhe për të përcjellë mesazhet që fëmijët dëshirojnë të japin te bashkëmoshatarët e tjerë nëpërmjet qtu.al.

Duke qenë se shitja do të ofrohet kundrejt çmimeve simbolike, “Markata e Lodrave” është një mundësi shumë e mirë edhe për ata fëmijë që duan të blejnë lodra në gjendje shumë të mirë me çmime tepër të favorshme.

Për më shumë informacion, mund të drejtoheni në website-n  www.qtu.al dhe në mediat sociale në Facebook: QTU dhe instagram: qtu_qendratregtareunivers.

Qendra Tregtare Univers fton të gjithë fëmijët të aplikojnë në qtu.al, duke filluar nga data 1 qershor. QTU është pjesë e Grupit Balfin, Grup që ka një shtrirje rajonale dhe më gjerë në Evropën Qendrore, i pranishëm konkretisht në 7 shtete të ndryshme. 

 

Informacion rreth eventit

Data e fillimit të eventit 01/06/2020 9:00 am
Vendi
QTU
Autostrada Tiranë - Durres, Km 6 Tirana, Albania 1000 Albania
QTU