ORARI
E hënë - E dielë: 09:00 - 09:00pm

Informacion

Rreth QTU

E ndërtuar në vitin 2005, me një mesatare prej 7.1 milionë vizitorësh në vit, QTU është qendra tregtare më e dashur për shqiptarët dhe është e para e këtij lloji e hapur në vendin tonë.

Më 13 dhjetor 2018 qendra ngre siparin për t’i shfaqur publikut përmasat e saj të reja, ku hapësirat publike dhe shërbimet janë rikonceptuar plotësisht për t’iu përshtatur më mirë trendeve të konsumatorit dhe për të krijuar nje eksperiencë të re në të bërin shopping.

Pas një programi restaurimi me vlerë 15 milionë euro dhe një pune intensive prej 12 muajsh, një dizajn i ri interior, marka dhe sherbime të reja shfaqen për publikun për herë të parë.

Mega-struktura tregtare iu nënshtrua një rinovimi dhe ri-stilizimi të plotë dhe vjen me një mjedis të rinovuar tërësisht, me më shumë hapësira, më tepër dritë natyrale, një numër më të madh dyqanesh, mundësi më të mëdha argëtimi, që nga kinemaja Cineplexx, e deri te këndi i fëmijeve që eshtë unik dhe më i madhi në rajon.

QTU është pjesë e Grupit Balfin, Grupit më të madh dhe inovator të investimeve në Shqipëri dhe nga më të mëdhenjtë në Ballkan.

Si të na arrish?

Me Autobus

Stacioni i autobusëve është i vendosur në zemër të qendrës dhe autobusët janë në dispozicion shpesh. Autobusët arrijnë dhe nisen çdo 30 minuta.

Orari i autobusave

Me Makinë

Edhe në qoftë se ju po ecni për herë të parë me makinë në autostradën Tr-Dr, QTU nuk do të shpëtojë nga sytë tuaj pasi QTU ndodhet përballë rrugës kryesore, në anën e djathtë në qoftë se vjen nga hyrja e qytetit. Në këtë mënyrë QTU është e vendosur në daljen e parë në të djathtë nga autostrada.

Distanca nga pika të rëndësishme:
Aeroport 12 km
Durrës 33 km
Prishtina 246 km

Profili i Grupit

PROFILI I KORPORATËS

Balkan Finance Investment Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon. Portofoli i investimeve të Grupit mund të kategorizohet në aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitje me pakicë, menaxhim i hapësirave tregtare apo industriale, shërbime, industri minerare, turizëm, energji, agriculture dhe sektorin bankar.

Balfin Group ka krijuar një reputacion të tij si Grupi më aktiv dhe inovator falë ideve të suksesshme të investimeve, të cilat kanë transformuar dhe revolucionarizuar jo vetëm tregun por edhe sjelljen e konsumatorëve. Sot, me zyrat qëndrore në Tiranë, Grupi Balfin është prezent me aktivitetin e tij përtej kufijve të Shqipërisë në Austri, Maqedoni, Mali i Zi, Kosovë, Bosnje Hercegovinë dhe Holandë.

Me një vizion ambicioz, me një përkushtim kolektiv për të shkëlqyer, dinamizëm dhe ndershmëri, me një strukturë të fortë financiare dhe biznesi, dhe me një eksperiencë të gjerë të fituar gjatë disa viteve të investimeve dhe rritje, Grupi Balfin ka ndërtuar një prezencë të fortë në Shqipëri dhe në tregjet ndërkombëtare.

 

TREGTI ME SHUMICË DHE PAKICË

Grupi Balfin është pionieri i krijimit të zinxhirëve të shitjeve me pakicë duke i propozuar klientëve markat dhe produktet më cilësore me çmimet më të mira. Aktivitetet e tregtisë me pakicë janë të përqëndruara në : elektronikë, veshje, markete, produkte ushqimorë dhe industriale, lodra për fëmijë, etj.

Disa prej kompanive janë Neptun International, Jumbo, Spar Albania, Aladini.al, Fashion Group, etj.

 

TURIZËM

Projektet me ambicioze të Grupit Balfin janë ato në fushën e turizmit. Grupin Balfin i është dedikuar investimeve në turizëm dhe në mënyrë të veçantë turizmit elitar dhe të luksit, duke u fokusuar në dy prej zonave më elitare në Shqipëri siç janë Gjiri i Lalzit në Durrës ku është ndërtuar Vala Mar Residences dhe Green Coast Resost në Palasë në bregdetin e Vlorës.

Në të gjitha investimet, Grupi Balfin ofron cilësi, standarde ndërkombëtare, komoditet dhe siguri.

 

INDUSTRI MINERARE

Themeluar në 2013, AlbChrome është shoqëria lider në industrinë e minierave dhe metalurgjisë në rajon dhe një nga kompanitë më të mëdha të menaxhimit të burimeve të kromit në Europë. Albchrome administron koncesionin e kromit në Shqipëri që nga viti 2013 që përfshin minierën e kromit në Bulqizë, uzinat e ferro-kromit në Burrel dhe Elbasan dhe tranverbankun e impiantin e seleksionimit në Klos.

Që prej vitit 2018, përvojën e tij Grupi e ka shtrirë edhe në Kosovë, pasi mori në zotërim kompleksin e Ferronikelit, në Drenas, duke e rigjallëruar këtë industri, përmes investimeve të reja dhe përmirësimit të teknologjisë, që janë garanci për rritjen e prodhimit dhe shtimin e vendeve të punës. NewCo Ferronikeli është eksportuesi më i madh në Kosovë dhe një prej prodhuesve më të mëdhenj të Nikelit në Europë.

PASURI TË PALUAJTSHME

Grupi Balfin shquhet për investimet e mëdha në fushën e ndërtimit. Ky grup filloi aktivitetin në fushën e ndërtimit në fillim të viteve 2000 duke u fokusuar fillimisht në ndërtimin e hapësirave rezidenciale dhe komerciale në Shqipëri, duke ofruar njëkohësisht ndërtime të një cilësie shumë të lartë dhe ofrim shërbimesh elitare.

Nisur nga ky sukses, Grupi me tej e zgjeron aktivitetin e tij në ndërtimin e hapësirave Tregtare dhe Industriale. projekte elitare për qëllime turistike, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Maqedoni, Austri, etj.

 

AGROBIZNES

Grupi Balfin ka zgjeruar portofolin e investimeve të tij edhe në fushën e bujqësisë, duke kombinuar cilësinë e lartë të produkteve me blerës lokalë, tregje ndërkombëtare dhe me një impakt social teper pozitiv. Ky investim konsiston në ndërtimin e mjediseve të mbrojtura për prodhimin e produkteve bujqësore, me shumicë dhe pakicë, në Shqipëri dhe jashtë vendit.

 

FAKTE DHE SHIFRA

  • Grupi Balfin është grupi më i madh në Shqipëri.
  • Mbi 5000 punonjës në shoqëritë e Grupit Balfin.
  • Xhiroja vjetore e grupit është më shumë se 500 milion Euro
  • Vlera Totale e Aseteve të Grupit është më shumë se 1.2 miliard Dollarë.
  • Ne jemi të pranishëm në Shqipëri, Austri, Maqedoni, Malin e Zi, Kosovë, Bosnje Hercegovinë dhe Holandë.
  • Balfin ka një portofol të larmishëm të investimeve
  • Neptun - Rrjeti më i madh i elektroshtëpiakeve në Shqipëri, dhe një nga më të mëdhenjtë në Ballkan, është pjesë e Grupit.
  • Grupi Balfin ndërtoi qendrën e parë tregtare në Shqipëri, QTU.
  • Qëndra tregtare më e madhe në Shqipëri, TEG, është ndërtuar nga Grupi Balfin.
  • Grupi Balfin ka në pronësi AlbChrome - kompaninë më të madhe në fushën e industrisë minerare në Shqipëri dhe e dyta më e madhe në Europë.
  • Pjesë e Grupit tonë është kompania Mane TCI, më e madhja në industrinë e ndërtimit në Shqipëri.
  • Grupi ka diversifikuar portofolin e tij me AgroCon Albania - investimi më i madh në Shqipëri në industrinë e agrobiznesit.
  • Balfin Group ka në pronësi Green Coast - High End Luxury Resort - i pari i llojit të tij në Shqipëri.
  • SPAR, marka më e madhe ndërkombëtare e produkteve ushqimore, u bë pjesë e Grupit Balfin në vitin 2016.
  • Balfin Group ka në pronësi NewCo Ferronikeli, prodhuesin dhe eksportuesin më të madh të Nikelit në Kosovë.
  • Balfin Group merr në zotërim Tirana Bank, duke diversifikuar akoma më shumë portofolin e investimeve