fb
ESHOP
ORARI
E hënë - E dielë: 09:00 – 21:00

Balfin Group

Balfin Group

Profili I Korporatës

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme nërajonin e Ballkanit Perëndimor.

Gjeografikisht, GrupiBALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni Veriore, Mali i Zi dhe Holandë, me afërsisht 6’000 punonjës në total.

Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj.

Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komunitetevepranë përmes zhvillimit ekonomik, rritjes së punësimit dhe investimeve sociale.

 TREGTI ME SHUMICË DHE PAKICË

Grupi Balfin është pionieri i krijimit të zinxhirëve të shitjeve me pakicë duke i propozuar klientëve markat dhe produktet më cilësore me çmimet më të mira. Aktivitetet e tregtisë me pakicë janë të përqëndruara në : elektronikë, veshje, markete, produkte ushqimorë dhe industriale, lodra për fëmijë, etj.

Disa prej kompanive janë Neptun International, Jumbo, Spar Albania, Fashion Group, etj.

TURIZËM

Projektet me ambicioze të Grupit Balfin janë ato në fushën e turizmit. Grupin Balfin i është dedikuar investimeve në turizëm dhe në mënyrë të veçantë turizmit elitar dhe të luksit, duke u fokusuar në dy prej zonave më elitare në Shqipëri siç janë Gjiri i Lalzit në Durrës ku është ndërtuar Vala Mar Residences dhe Green Coast Resost në Palasë në bregdetin e Vlorës.

Në të gjitha investimet, Grupi Balfin ofron cilësi, standarde ndërkombëtare, komoditet dhe siguri.

INDUSTRI MINERARE

Themeluar në 2013, AlbChrome është shoqëria lider në industrinë e minierave dhe metalurgjisë në rajon dhe një nga kompanitë më të mëdha të menaxhimit të burimeve të kromit në Europë. Albchrome administron koncesionin e kromit në Shqipëri që nga viti 2013 që përfshin minierën e kromit në Bulqizë, uzinat e ferro-kromit në Burrel dhe Elbasan dhe tranverbankun e impiantin e seleksionimit në Klos.

Që prej vitit 2018, përvojën e tij Grupi e ka shtrirë edhe në Kosovë, pasi mori në zotërim kompleksin e Ferronikelit, në Drenas, duke e rigjallëruar këtë industri, përmes investimeve të reja dhe përmirësimit të teknologjisë, që janë garanci për rritjen e prodhimit dhe shtimin e vendeve të punës. NewCo Ferronikeli është eksportuesi më i madh në Kosovë dhe një prej prodhuesve më të mëdhenj të Nikelit në Europë.

PASURI TË PALUAJTSHME

Grupi Balfin shquhet për investimet e mëdha në fushën e ndërtimit. Grupi filloi aktivitetin në fushën e ndërtimit në fillim të viteve 2000 duke u fokusuar fillimisht në ndërtimin e hapësirave rezidenciale dhe komerciale në Shqipëri, duke ofruar njëkohësisht ndërtime të një cilësie shumë të lartë dhe ofrim shërbimesh elitare.

Nisur nga ky sukses, Grupi me tej e zgjeron aktivitetin e tij në ndërtimin e hapësirave Tregtare dhe Industriale, si dhe të projekteve elitare për qëllime turistike, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Maqedoni, Austri, etj.

FAKTE DHE SHIFRA

Grupi Balfin është grupi më i madh në Shqipëri.

Reth6000 punonjës në shoqëritë e Grupit Balfin.

Xhiroja vjetore e grupit është më shumë se 600 milion Euro

Vlera Totale e Aseteve të Grupit është më shumë se 1.2 miliard Dollarë.

Balfin është i pranishëm në Shqipëri, Austri, Maqedoni, Malin e Zi, Kosovë, Bosnje Hercegovinë dhe Holandë.

Balfin ka një portofol të larmishëm të investimeve.

Neptun rrjeti më i madh i elektroshtëpiakëve në Shqipëri, dhe një nga më të mëdhenjtë në Ballkan, është pjesë e Grupit.

Skopje East Gate (SEG) është investim i Grupit Balfin, më i madhi i këtij lloji në Maqedoninë e Veriut, me vlerë 350 milionë euro.

Grupi Balfin ndërtoi qendrën e parë tregtare në Shqipëri, QTU.

Qëndra tregtare më e madhe në Shqipëri, TEG, është ndërtuar nga Grupi Balfin.

Grupi Balfin ka në pronësi AlbChrome – kompaninë më të madhe në fushën e industrisë minerare në Shqipëri dhe e dyta më e madhe në Europë.

Pjesë e Grupit është kompania Mane TCI, më e madhja në industrinë e ndërtimit në Shqipëri.

Balfin Group ka në pronësi Green Coast Resort and Residences – High End Luxury Resort – i pari i llojit të tij në Shqipëri.

TH&B Immo është kompani e Grupit Balfin, e cila ushtron aktivitetin e saj në zhvillimin e pasurive të paluajtshme në Austri, ku ka ndërtuar dy komplekse të rëndësishme banimi, një prej të cilave në Vienë.

SPAR, marka më e madhe ndërkombëtare e produkteve ushqimore, u bë pjesë e Grupit Balfin në vitin 2016.

Balfin Group ka në pronësi NewCo Ferronikeli, prodhuesin dhe eksportuesin më të madh të nikelit në Kosovë.

Balfin Group ka në zotërim Tirana Bank, bankën e parë private në Shqipëri.

 

----------------------------------------