ORARI
E hënë - E dielë: 09:00 - 09:00pm

Të reja

Unë dhe JUMBO

vizuali i JUMBO per fushaten e nisjes se vitit te ri shkollor 2018 - 2019

 

Prindër a jeni gati për rikthimin në shkollë të fëmijëve tuaj? Po ju fëmijë?



Përditshmëria është bërë shumë dinamike dhe duket se koha asnjëherë nuk mjafton për të përmbushur detyrimet dhe punët e ditës.
17 Shtatori është edhe dita e parë e shkollës!
Duke shpresuar që stresi i rikthimit në shkollë nuk ju ka kapur ende, dëshirojmë t’ju ofrojmë një listë të shkurtër me këshilla të përgjithshme që do ju ndihmojnë me përgatitjet e nisjes së vitit të ri shkollor.
E ku ka më mirë se këto sugjerime ti merrni nga JUMBO, “one stop shop”, ku në një vend të vetëm i gjeni të gjitha.

Sigurojini materialet shkollore përpara.
Bëjini përgatitjet e nevojshme më herët dhe mos i lini pak ditë para se të fillojë shkolla.
Ejani në Jumbo bashkë me fëmijët dhe zgjidhni së pari çantën me personazhet e tyre të preferuar, e më pas mbajtësen e mjeteve shkollore dhe gjithçka tjetër që nevojitet për një fillim shkolle të mbarë.

Bëni gati rrobat.
Për ju që nuk e dini, në Jumbo gjeni edhe veshje për fëmijët tuaj.
Kështu do të fitoni kohë dhe sigurisht do keni edhe më pak stres.

Përgatisni vendin e studimit.
Nëse ende nuk e keni menduar, atëherë është mirë që të gjeni një vend të përshtatshëm në shtëpinë tuaj për këndin e studimit të fëmijëve tuaj, për të tjerat i gjeni në Jumbo!

Planifikoni drekën apo zemrën.
Kjo është veçanërisht e rëndësishme për fëmijët të cilat kanë nevojë të hanë vazhdimisht ushqime të shëndetshme dhe jo ushqime të tjera të shpejta (fast food) që janë me përmbajtje të lartë kalorike por jo ushqimore. Zgjidhni në Jumbo mbajtësen e ushqimit për fëmijët tuaj sipas shijes së tyre.

Siç e përmendëm në fillim, këto janë vetëm disa këshilla të përgjithshme, për më shumë ju ftojmë të vizitoni Jumbon, në QTU.
Le të fillojë shkolla, në JUMBO i gjen të gjitha!