ORARI
E hënë - E dielë: 09:00 - 09:00pm

Të reja

Guida e dhuratave këtë Shën Valentin



Dita e dashurisë nuk është vetëm 14 Shkurti, por e gjithë koha e shpenzuar me personin tënd të zemrës.
Nuk ka rëndësi çfarë dhuroni, e rëndësishme është përkujdesja dhe dedikimi i treguar edhe me dhurata simbolike.
Ju nevojiten ide për dhurata?


Parfumet ... sigurisht!
Aromat provokojnë emocione, ja pse janë një ide shumë e mirë për ti dhuruar partnerit/es tuaj. Beauty Point, Bottega Verde, Rossman & Lala apo Flormar ju ofrojnë pafundësi zgjedhjesh, esencash dhe aromash
që përshtaten sipas personalitetit tuaj. Cila është menyra më e mirë për të qëndruar sëbashku në çdo moment? Provo të jesh esenca e ditës së të dashurit tuaj të zemrës, zgjidh personifikimin tënd të
dashurisë.


Bizhuteri elegante dhe plot stil i gjeni në QTU! Nëse jeni të apasionuar pas gurëve të çmuar me shkëlqim rrezatues duhet të zgjidhni dyqanin Morellato! Por mos harro Casa D’Oro dhe stolitë e punuar me
diamantë, Pandora për momente të paharruara dhe elementë të personalizuar që personifikojnë lidhjen tuaj, Penelope për stolitë e arta plot sharm dhe Stile Preciozo për unazat ideale! Manteli i të bardhës
dhe shkëlqimit ndihen në Roberto Bravo.


Ora moderne dhe aksesorë? Klasike, por akoma një ide dhurate shumë e vlerësuar. Duki Daso, Carpisa dhe shumë të tjera ofrojnë fjalën e fundit të teknologjisë së përshtatur me design-in më modern të orave.
Janë të shumëllojshme dyqanet në QTU që ofrojnë aksesorë për të plotësuar detaje të rëndësishme të veshjes së personit tuaj të zemrës. Aksesesorë të parezistueshëm në Parfois, Bufalo, Gald e shumë
dyqane të tjera me stile unike.


Dhurata speciale.
Nuk jeni një tip klasik dhe preferoni diçka më speciale? Këtë Shën Valentin dyqanet e QTU kanë menduar për ju duke krijuar paketa produktesh dhe shporta të personalizuara për muajin e dashurisë. Verërat janë
pa diskutim një dhuratë speciale për atë, ndaj vizito Interspar për rekomandime.


Dhuratat unike.
I pëlqeni dhuratat jashtë kornizave, të punuara me dorë, të personalizuara sipas shijeve tuaja dhe në standardet më të larta? Eja në QTU dhe vizito Fresh Line për locione me fruta origjinale apo merr një kupon
dhuratë për trajtim manikyr dhe pedikyr në Nail Lounge by OPI, ajo me siguri do lumturohej edhe më shumë!


Plani B
Jeni të pavendosur rreth dhuratave dhe i keni lënë gjërat për në momentin e fundit? Vizito dyqanet e panumërta të veshjeve në QTU dhe ju sigurojmë se do gjeni kombinimin ideal të stinës. Brande multinacionale
me artikuj të pafundëm të modës do ju bëjnë të ndiheni të kuruar dhe plot siguri në mbrëmjen tuaj romantike me partnerin.


Mos harro takimin!
Guida nuk përfundon këtu! Si thoni për një darkë romantike në një ambient komod dhe relaksues si Veranda? Zona e re e Food Court në QTU ju ofron mundës zgjedhjesh të panumerta.
Pas darkës, zgjidh një film dedikuar Shën Valentinit në Cineplexx!


Me pak fjalë, ditën e Shën Valentinit, QTU është “E gjitha rreth teje”.