ORARI
E hënë - E dielë: 09:00 - 21:00

Të reja

Drejt ishullit të kësaj vere! Jumbo






Të dish se çfarë të marrësh me vete në valixhen tënde të pushimeve është mjaft e komplikuar.

Megjithatë, falë JUMBO-s është gjithçka mjaft e lehtë, pasi me vetëm një vizitë në këtë dyqan ti do të kesh para syve gjithçka që do të të duhet me vete, për një verë plot argëtim dhe freski.

Ja çfarë sugjerojmë:

Çadra e plazhit

Përveç kujdesit personal, nëse nuk keni një tendë ose një vend për të mbrojtur veten nga dielli, idealja është që të merrni një çadër. Çadra më e mirë e plazhit duhet të jetë e lehtë dhe kompakte në mënyrë që ju të mund ta merrni atë me vete.

Duhet gjithashtu të ofrojë një zonë të gjerë mbrojtëse që ju dhe familja juaj mund të përshtateni lehtësisht nën të. Në Jumbo gjen forma të çdo madhësie dhe mund të ngarkohen lehtësisht. 

 

Termus

Sjellja e ushqimit në plazh është thelbësore për dy arsye: shpenzimi më i vogël dhe ushqimi i shëndetshëm. Ju mund të merrni sanduiçe, sallatëra, fruta, pije, jogurts dhe më shumë. Termusët e fundit ju ofrojnë më shumë hapësirë, ndarje të veçanta për ushqime të ndryshme, më shumë siguri dhe sigurisht: freski!    

 

Lojërat

Plazhi na fton të luajmë! Jemi të relaksuar ku jemi pranë detit dhe pikërisht ky relaks na bën që dhe të kemi një dëshirë për t’u argëtuar. Është e nevojashme që gjatë qëndrimit në plazh të gjejmë dhe sende të ndryshme që na ndihmojnë për t'u argëtuar si, letrat, dominotë, top etj. 

Karrige plazhi

Nëse nuk keni një “peshqir rëre”, ju duhet të rrëmbeni një karrige plazhi për aventurat tuaja me rërë.  Ju ndihmon të jeni më të relaksuar, të keni një pamje më mbresëlënëse teksa dielli perëndon. Ndaj, nëse ke vend në hapësirën tënde të bagazheve, një karrige plazhi nuk duhet kurrsesi të mungojë.   Ekzistojnë modele të lehta dhe të rehatshme, të cilat ju lejojnë të ndryshoni pozicionin e shpinës tuaj për t'u ulur ose pushuar.

Peshqir

Çdokush ka nevojë për një peshqir të mirë që të thahet pas notit, apo të shtrihet në rërë. Në Jumbo gjeni peshqirët e rinj, mjaft të butë dhe plot ngjyra.

Flamengot

Të mëdhaja, të mjaftueshme për t’ju përshtatur juve ose familjarëve tuaja, flamengot janë në modë këtë verë në JUMBO. Ato janë kaq shumë argëtuese, saqë nëse do të futeni në det, do të ndjeni relaksin për të cilin keni nevojë.

Çanta

Sigurisht që disa gjëra mjaft të rëndësishme, apo aksesorë të domosdoshëm nuk mund të lihen nën çadër, ku mund të ekspozohen mjaft lehtë në diell. Ato meritojnë vendin e tyre dhe çantat e sigurta nga JUMBO e ofrojnë këtë. I gjeni në lloje të ndryshme.

Kapelet

Më të preferuara janë ato të kashtës. Në qoftë se nuk dispononi një kapele kashte mundohuni që ajo të jetë plot ngjyra. E sigurt që ajo do t’ju sigurojë një mbrotje të shkëlqyer nga rrezet e diellit. 

Shapkat

Shapkat janë për një element shumë i rëndësishëm. Janë një nga zgjedhjet më të njohura për këdo që udhëton për në vende me klimë të nxehtë ose që shkon në pushime plazh, por ka shumë lloje dhe stile të ndryshme për të zgjedhur në Jumbo!

Ditët e verës në plazh nuk mund të imagjinohen pa argëtim. 
Ndaj, në Jumbo ti do të gjesh artikujt më të veçantë sportivë dhe lodrat më interesante.

Veshje, aksesorë dhe lodra për një verë fantastike. Për të gjithë familjen, zgjedhjet më të mira në një vend të vetëm!

 Vetëm një ndalesë tek Jumbo dhe kompletohet e gjithë familja! Gjithçka që të duhet për t’u nisur me pushime…