ORARI
E hënë - E dielë: 09:00 - 21:00

Të reja

QTU më e larmishme se kurrë për sezonin e ri shkollor

Fillimi i sezonit të ri shkollor dhe përgatitja për të është një etapë më vete, e cila i angazhon prindërit dhe fëmijët. Të rriturit duan që t’i kënaqin më të vegjlit dhe t’u krijojnë kushtet që ata të paraqiten sa më të hijshëm në përditshmërinë e tyre shkollore.

Kjo përgatitje ka edhe një impakt jo të vogël psikologjik dhe emocional, pasi nga kjo mund të varet edhe motivimi, nxitja e fëmijëve për të patur rezultatet sa më të mira.

Pra, para se të bjerë zilja e fillimit të shkollës, të gjithë kujdesen  për të zbuluar look-un ideal, teknologjinë e fundit për të qenë gjithmonë sipas kohës, në kërkim të çantave që përshtaten me karakterin, këpucet cilësore, dhe të gjithë sendet shkollore që mund të duhen për një fillim të mbarë.

Në dyqanet e QTU mund të zbulohen të gjitha koleksionet e reja të veshjeve, praktike dhe plot stil, fëmijët do t’i adhurojnë ndërsa prindërit do të jenë të qetë dhe të lumtur për cilësinë dhe blerjen e duhur.

Në QTU do të gjeni larmi dhe për aktivitetet jashtëshkollore, lojërat dhe elektronikën në Neptun, një pasdite tek Wiki, apo filmi i fundit vizatimor në Cineplexx.

Dhe pasi të keni blerë çfarë ju duhet për shkollën, mos harroni se sa më shumë të bleni aq më shumë mundësi keni për të fituar një dhomë gjumi për studentë e gjitha e kompletuar, ofruar nga Jysk.

Për çdo blerje mbi 1.000 lekë në të gjithe dyqanet e QTU, ju mund te bëheni pjese e shortit që hidhet në datë 27 shtator, në orën 18:00 në QTU dhe të bëheni fitues i dhomës në fjalë.

Tashmë në ambjentet e rinovuara dhe me praninë e brandeve ndërkombëtare që ndodhen ekskluzivisht në QTU si New Yorker, Koton, Mango Man etj, stili dhe cilësia e garantuar janë lehtësisht të aksesueshme për të gjithë klientët.

Për më shumë informacion, mund të drejtoheni në website www.qtu.al dhe në mediat sociale facebook QTU dhe instagram @qtu_qendratregtareunivers.

QTU është pjesë e Grupit Balfin, Grupit më të madh të investimeve në vend dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon.