ORARI
E hënë - E dielë: 09:00 - 21:00

Të reja

Premierat në Cineplexx që s’duhet t’i humbsini.

Për të gjithë adhuruesit e filmave, Cineplexx QTU kujdeset gjithmonë që të sjellë tek ju filmat më të fundit dhe më të kërkuar, nga të gjitha zhanret.…

Me 4 salla kinemaje, me 4 filma të ndryshëm në të njëjtën kohë, me cilësinë më të lartë teknologjike sot në botë.

Çdo detaj i kuruar me kujdesin maksimal që do t'u bëjë ta ndieni veten si në shtëpinë tuaj.

 Në shoqërinë e miqve, familjarëve apo fëmijëve të vegjël, çdo sallë e 4 kinemave të Cineplexx në QTU shndërrohet në një vend të vërtetë argëtimi ku orët kalojnë pa u ndier. 

Ja disa filma që s’mund t’i humbisni në vijim:

RAMBO: LAST BLOOD – nga 26 shtatori

Rambo duhet të përballet me të shkuarën e tij dhe të tregojë aftësitë e tij të pamëshirshme të luftimit për të marrë hak në një mision të fundit.

Lloji: Aksion, Aventure

Aktorë: Sylvester Stallone, Paz Vega, Sergio Peris-Mencheta, Adriana Barraza, Óscar Jaenada

A SHAUN THE SHEEP MOVIE: FARMAGEDDON – nga 26 shtatori

Kur një aliene me fuqi të jashtëzakonshme përplaset pranë fermës Mossy Bottom, delja Shaun ndërmerr misionin për të drejtuar vizitoren ndërgalaktike për në shtëpi, përpara se një organizatë e ligë ta kapë atë.

Lloji: Animacion, Komedi, Aventure

Aktorë: Justin Fletcher, John Sparkes, Kate Harbour

 

GEMINI MAN – nga 10 tetori

Një vrasës me pagesë, më i miri në kohën e vet, do të përballet me klonin e tij në moshë të re.

Lloji: Aksion, Fantazi

Aktorë: Will Smith, Clive Owen, Mary Elizabeth Winstead, Benedict Wong

JOKER – nga 3 tetori

Historia e origjinës së keqbërësit ikonik, siç nuk është treguar kurrë më parë në ekranin e madh të kinemasë. Një studim mbi karakterin e zymtë të Arthur Fleck, një personi të papërfillur nga shoqëria dhe një histori paralajmëruese.

Lloji: Triller, Dramë

Aktorë: Joaquin Phoenix, Robert De Niro, Zazie Beetz, Frances Conroy, Marc Maron

 

ABOMINABLE – nga 2 tetori

Një Yeti magjik duhet të rikthehet tek familja e tij.

Lloji: Animacion, Aventure, Familjar