ORARI
E hënë - E dielë: 09:00 - 21:00

Të reja

QTU dhuron një dhomë të kompletuar studimi, mundësuar nga JYSK

Shtatori është muaji i rikthimit në shkollë, ndërsa QTU nuk mundet kurrsesi të mos mendojë për ata… nxënësit.

Këtë herë, do të dhurojmë një dhomë studimi, të kompletuar nga JYSK, përmes një shorteu, fituesi i së cilës do të shpallet në datën 27 shtator në orën 18:00.

Kjo dhomë mund të bëhet e jotja, ndaj nxito të marrësh pjesë dhe rriti shanset për të fituar.

Si mund të behësh pjesë e shorteut?

  1. Në shorte marin pjesë të gjithë blerësit nga data 01-27 Shtator dhe mbi moshën 18 vjeç. Shorteu nuk është i hapur për punonjësit dhe përfaqësuesit e Dyqaneve apo stafi promocional, punonjësit dhe përfaqësuesit e QTU.
  1. Pjesëmarrësit në shorte duhet të shkruajnë të dhënat e tyre personale (Emër Mbiemër, Nr celulari) në pjesën e pasme të kuponit me të cilin kanë kryer blerje në një nga dyqanet e QTU me një vlerë minimale prej 1.000 LEK .
  1. Kuponi me të dhënat duhet të vendoset në kutinë e shorteut vënë në dispozicion nga QTU.
  1. Nga shorteu do të dalë një fitues i çmimit të madh i një Dhome Gjumi për Studentë mundësuar nga Jysk.
  1. Fituesi do të zgjidhet rastësisht në prezencë të të gjithë pjesëmarrësve dhe autoriteteve shtetërore.
  2. Perzgjedhja e kuponit fitues do të bëhet në datën 09.2019 në orën 18:00.
  1. Fituesi duhet të jetë i pranishëm në qëndër në momentin që do të anoncohet emri i tij.

Shënim: Pjesmarrja në Shorte konsiderohet si pranim automatik nga pjesmarrësit i rregullave të përcaktuara si dhe miratimin për trajtimin e të dhënave dhe numërit te telefonit për njoftime të ndryshme, në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.