ORARI
E hënë - E dielë: 09:00 - 21:00

Të reja

4 ditë argëtim me muzikë live në QTU

4 ditë me çmime fantastike, 4 ditë me atmosferë të jashtëzakonshme. Përgjatë ditëve të 10-13 Tetor, QTU jo vetëm që do të kënaqë klientët me super çmime, por do të sjellë për ta edhe një atmosfertë të paharrueshme.

Një nga bandat më të pëlqyera, do të performojë live për 4 ditë me radhë, duke i bërë çastet e blerjeve me të vërtetë për t’u mbajtur mend.

Momentet muzikore nën tingujt e kitarave akustike dhe këngët më të dashura për ju do të sillen mjeshtërisht nga artistet tanë për orë të tëra.

Pier Noshi dhe Stiv Mello i kanë dhënë një vizion të ri muzikës shqiptare, sepse, me dashje e me punë, kanë risjellë një aset kulturor që do të mbetet, me dhjetëra këngë nga fondi i ekselencës së muzikës shqiptare, të rivizatuara në format “acoustic”, pra të kënduara prej tyre e të shoqëruara nga kitara e tyre e dashur. Dy djem të rinj, që këndojnë si në kompeticione televizive të këngës, edhe në jetën e natës në Shqipëri e gjetkë, pa harruar kapelën e zezë dhe humorin e zgjuar që i karakterizon. 

Ju presin në QTU nga data 10 deri në 13 Tetor… jo vetëm blerje, por edhe një eksperiencë për t’u mbajtur mend!

QTU është e gjitha rreth teje!