ORARI
E hënë - E dielë: 09:00 - 21:00

Të reja

Filmat në Cineplexx që s’duhet t’i humbisni në ditët e festive

Për të gjithë adhuruesit e filmave, Cineplexx QTU kujdeset gjithmonë që të sjellë tek ju filmat më të fundit dhe më të kërkuar, nga të gjitha zhanret.…

Me 4 salla kinemaje, me 4 filma të ndryshëm në të njëjtën kohë, me cilësinë më të lartë teknologjike sot në botë.

Çdo detaj i kuruar me kujdesin maksimal që do t'u bëjë ta ndieni veten si në shtëpinë tuaj.

 Në shoqërinë e miqve, familjarëve apo fëmijëve të vegjël, çdo sallë e 4 kinemave të Cineplexx në QTU shndërrohet në një vend të vërtetë argëtimi ku orët kalojnë pa u ndier. 

Ja disa filma që s’mund t’i humbisni në vijim:

LAST CHRISTMAS

Kate është një vajzë e re e cila shpesh merr vendime të gabuara. I fundit? Pranimi i punës si elfi i Babagjyshit në një dyqan. Megjithatë, atje ajo takohet me Tomin. Jeta e Kate merr një kthesë të re, por asaj gjërat i duken shumë të bukura për të qenë të vërteta.

Lloji: Romancë

Aktorë: Emilia Clarke, Henry Golding, Emma Thompson, Michelle Yeoh, Patti LuPone

FROZEN II

Anna, Elsa, Kristoff dhe Olaf do të shkojnë thellë në pyll për të mësuar të vërtetën e misterit të lashtë të mbretërisë së tyre.

Lloji: Animacion, Komedi, Aventure

Aktorë: Kristen Bell, Evan Rachel Wood, Jonathan Groff 

BLACK CHRISTMAS

Një grup studentësh përndiqet nga një i panjohur gjatë pushimeve dimërore. Një rikrijim i filmit horror të vitit 1974, "Black Christmas".

Lloji: Horror, Mister, Thriller

Aktorë: Imogen Poots, Brittany O'Grady, Aleyse Shannon, Lily Donoghue, Cary Elwes