ORARI
E hënë - E dielë: 09:00 - 21:00

Të reja

Titujt e rinj të filmave që s'duhet t'i humbisni në Cineplexx

Për të gjithë adhuruesit e filmave, Cineplexx QTU kujdeset gjithmonë që të sjellë tek ju filmat më të fundit dhe më të kërkuar, nga të gjitha zhanret.…

Me 4 salla kinemaje, me 4 filma të ndryshëm në të njëjtën kohë, me cilësinë më të lartë teknologjike sot në botë.

Çdo detaj i kuruar me kujdesin maksimal që do t'u bëjë ta ndieni veten si në shtëpinë tuaj.

 Në shoqërinë e miqve, familjarëve apo fëmijëve të vegjël, çdo sallë e 4 kinemave të Cineplexx në QTU shndërrohet në një vend të vërtetë argëtimi ku orët kalojnë pa u ndier. 

Ja disa filma që s’mund t’i humbisni në vijim:

BAD BOYS FOR LIFE - Nga 16 janari

Marcus Burnett (Martin Lawrence) tashmë është një inspektor policie ndërsa Mike Lowery (Will Smith) po përjeton krizën e moshës së mesme. Ata ribashkohen kur një bos i ashpër, vëllain e të cilit e mundën vite më parë, bën një përpjekje për t’u hakmarrë. Diskutimi për “Bad Boys III” nisi që pas suksesit të të dytit (2003). Për shkak të buxheteve, xhirimet e filmit nisën në tetor të 2018-s dhe zgjatën deri në qershor të këtij viti.

BIRDS OF PREY - Nga 6 shkurti

 Pas ndarjes nga Joker, Harley Quinn bashkohet me superheroinat Black Canary, Huntress dhe Renee Montoya për të shpëtuar një vajzë të re nga një kriminel i ligë. “Bird of Prey” është filmi i tetë i DC Extended Universe dhe është një spin-off i “Suicide Squad” (2016). Regjia e filmit iu besua Cathy Yan, ndërsa skenari Christina Hodson.

MULAN – Nga 27 marsi

Një vajzë e re kineze e maskon veten si një luftëtar mashkull, për të shpëtuar të atin. “Mulan” është një riprodhim bazuar në filmin e Disney me të njëjtin emër, i cili u prit mirë nga kritikët dhe publiku në 1998-n . “Mulan” u nominua për Golden Globes dhe Academy Awards dhe fitoi disa çmime Annie. Filmi live-action i vitit 2020, me regji të Niki Caro, do të dalë në kinema në mars dhe pritet të ketë po të njëjtin sukses si filmi i animuar.