ORARI
E hënë - E dielë: 09:00 - 21:00

Të reja

“Kupidi” vjen në QTU, ja ç’ndodh në datat 13-14-15 shkurt

Edhe ky Shën Valentin ju ka gjetur single? Epo, ky lajm me siguri që do t’ju gëzojë të gjithëve, pasi jo vetëm që do të keni mundësinë të gjeni një partner, por nëse i jepni mundësinë njëri-tjetrit për t’u njohur më shumë, do të fitoni një udhëtim në çift, në një nga destinacionet më të pëlqyera, me gjithçka të përfshirë.

Është pikërisht Qendra Tregtare Univers, e njohur ndryshe si QTU që këtë Shën Valentin, ka vendosur që t’i surprizojë të gjithë dhe në datat 13-14-15, duke sjelle për herë të parë në qendër “Kupidin e Dashurisë”, një organizim i QTU që për tre ditë me radhë do të jetë në ndihme të dashurisë së vërtetë.

Si funksionon?

Në datat 13-14-15 në qendër do të jetë “Kupidi” prezantuesi i njohur Eni Shehu, personazhi i cili do të bëjë të mundur bashkimin mes çifteve. Ju vetëm duhet t’i drejtoheni atij dhe të shprehni dëshirën për të njohur një person dhe ai do kujdeset të gjejë atë që mund t’i përshtatet personalitetit tuaj.

Çiftet do të kenë mundësinë të ulen dhe të pinë diçka, për të kuptuar nëse kanë interes reciprok dhe aty do të vendosin nëse do t’i japin një mundësi njëri-tjetrit për t’u njohur jashtë QTU. Nëse shigjeta e kupidit shënon, ata do të fitojnë një udhëtim falas, në destinacione si, Mavrova, Kolashini, Meteora etj.

Ky aktivitet vjen në kuadër të Shën Valentinit dhe për tre ditë me radhë pritet që të sjellë një atmosferë mjaft të veçantë në qendër.

Por, jo vetëm kaq!

Qendra Tregtare Univers ka menduar edhe për ata që janë të dashuruar, duke sjellë një broshurë speciale me ide dhuratash Shën Valentini, për meshkuj dhe femra. Ju mund të shfletoni broshurën online në qtu.al, ku mund të shikoni sugjerimet e brandeve te QTU për  dhurata vërtete unike, si edhe ofertat e dyqaneve për këto 3 ditë.

QTU, qendra e parë tregtare në vend është një nga destinacionet më të preferuar të qytetarëve, të cilët e zgjedhin jo vetëm për të bërë blerje cilësore, por edhe për të kaluar kohën e lirë, me shumëllojshmërinë e zgjedhjeve që qendra ofron.

QTU menaxhohet nga Acrem që është pjesë e Grupit Balfin, grupi më i madh dhe inovator i investimeve në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon.