fb
ESHOP
ORARI
E hënë - E djelë: 09:00 – 22:00.

Të reja

Covid-19, QTU dezinfekton ambientet

Në një kohë të tillë pandemie globale, ofrimi i një ambienti të sigurt për klientët dhe punonjësit është prioritet i QTU. Ndaj, në përputhje me udhëzimet e dhëna nga institucionet përkatëse, Qendra Tregtare Univers ka dezinfektuar vazhdimisht ambientet e qendrës.

Dezinfektimi përfshin jo vetëm ambientet e brendshme, por edhe të jashtme, duke përfshirë edhe parkingun.

Megjithatë, është e rëndësishme gjithashtu që të gjithë së bashku të ndjekim me përpikëri udhëzimet e dhëna.

Më poshtë:

· Lani shpesh duart me ujë dhe sapun ose pastrojini ato duke i fërkuar me pastrues me bazë alkooli;

· Kur kolliteni apo teshtini, mbuloni gojën dhe hundën me gropëzën e bërrylit ose shami letre. Hidheni menjëherë shaminë e letrës në koshin e plehrave dhe pastaj lani duart;

· Mënjanoni kontaktet e ngushta me këdo që ka temperaturë dhe kollë;

· Paraqituni tek mjeku nëse keni kollë, temperaturë apo vështirësi në frymëmarrje dhe raportoni historinë e udhëtimeve nëse keni udhëtuar kohët e fundit;

· Udhëtarët që kanë patur kontakte me raste të konfirmuara apo ekspozim direkt ndaj një burimi të mundshëm të infeksionit duhet të vendosen në observim mjekësor. Kontaktet me rrezik të lartë duhet të mënjanojnë udhëtimet për periudhën e inkubacionit deri në 14 ditë;