fb
ORARI
E hënë - E dielë: 08:30 – 19:30

Të reja

Masat e nevojshme për blerje të sigurta

  • Qendra do të jetë hapur nga ora 08:30 deri në 19:30 gjatë gjithë javës
  • Masat e nevojshme për blerje të sigurta

    Të nderuar vizitorë, të nderuar qeramarrës, Jemi të lumtur që jemi sërish bashkë dhe hap pas hapi t'i kthehemi së bashku normalitetit duke bërë gjithçka për të garantuar blerje të sigurta në qendrën tonë. QTU ka marrë masa të shumta të cilat do duhet ti zbatoni me përpikmëri!

    Le të kujdesemi për njëri-tjetrin duke ndjekur udhëzimet:

    • Ju lutemi ruani distancën e sigurisë (2 metra)
    • Ju lutemi përdorni doreza dhe vendosni maska të cilat mbulojnë pjesën e gojës dhe të hundës.
    • Ju lutemi të lani duart dhe të përdorni dizinfektant në mënyrë të vazhdueshme (larja e duarve duhet të jetë të paktën 20 sekonda)
    • Ju lutemi të përdorni karta për të kryer pagesa në mënyrë që të shmangni kontaktin e drejtpërdrejtë me lekët.
    • Ju lutemi të mos përdorni ashensorin e qendrës nëse jeni disa persona.
    • Ju lutemi të ruani një distancë prej 4 shkallësh kur përdorni shkallët elektrike.
    • Ju lutemi të respektoni sinjalistikat e brendshme në qendër dhe dyqane.

    Faleminderit për mbështetjen tuaj!

     

    Në mënyrë që të sigurohemi që viziorët tanë të kenë një eksperiencë të mirë dhe të qetë gjatë blerjeve, qendra ka marrë disa masa parandaluese:

    1. Është rritur numri i frekuencave të pastrimit në pikat ku ka kontak fizik, si dorezat e dyerve dhe mbështetësja e shkallëve elektrike.
    2. Koha maksimale e qëndrimit në qendër është 2 orë.
    3. Rojet e sigurisë do t'ju udhëzojnë në mënyrë të vazhdueshme për të ruajtur distancën dhe masat e tjera të sigurisë.
    4. Do të gjeni dizinfektant për duart në hyrje të qendrës, në ambjentet e brendshme dhe në tualete.
    5. Përgjatë gjithë qendrës, si edhe në hyrje, do të ketë sinjalistika që udhëzojnë qartë distancat që duhet të ruani dhe masat e tjera të sigurisë të cilat duhen respektuar me përpikmëri sipas udhëzimeve të qeverisë.
    6. Do të gjeni sinjalistika tek ashensorët për mënyrën e përdorimit.
    7. Stafi i dyqaneve është i orientuar për të udhëzuar klientët të ruajnë distancën e sigurisë.
    8. Informim në mënyrë të vazhdueshme për rregullat do të jepet në website, radio e qendrës dhe rrjetet sociale.
    9. Informim i vazhdueshëm i stafit të dyqaneve për masat e sigurisë do të jepet sa herë që do të ketë përditësime.
    10. Nuk do të ketë aktivitete brenda në qendër deri në një njoftim të ri.
    11. Vendosje e udhëzimeve në qendër si edhe hyrja e kontrolluar janë bërë në mënyrë të tillë që klientët të orientohen për mënyrën se si duhet të lëvizin brenda ambienteve të qendrës.​
    12. Në hyrjet kryesore të qëndrës janë pozicionuar termometra për të monitoruar gjendjen e klientëve dhe punonjësve të qendrës