fb
ESHOP
ORARI
E hënë - E dielë: 09:00 – 21:00

Të reja

Bershka Future Ready

Koleksionin e ri për meshkuj tani e gjeni në QTU.

Bershka prezanton koleksionin e ri ‘Future Ready Streetwear’, duke ringjallur konceptin e stilit të rrugës me një shpërthim ngjyrash dalluese.

Ky ‘LOOK’ sportiv është cilësuar si një nga trendet më të rëndësishme të sezonit, dhe të gjitha koleksionet e reja po shkojnë drejt veshjeve sportive. Të rehatshme, veshje të thjeshta për tu veshur të cilat mund të miksohen dhe të kombinohen me njëra-tjetrën, një kombinim perfekt për fansat e stilit urban.

‘Future Ready Streetwear’ përfshin ngjyrat jeshile dhe blu të kombinuara me të bardhën dhe të zezën në bluza, pantallona dhe veshje të tjera e aksesorë. Grafikat janë një tjetër pikë e fortë e koleksionit.

Xhaketat me detaje teknike janë elementi kyç i koleksionit, dhe kombinimet e koleksionit të ri mund ti bëni paletë ose në një ngjyrë të vetme. Veshjet e koleksionit të ri vijnë me ngjyra të ndezura të inspiruara nga trendet urbane dhe printime XL të cilat sjellin dallgë muzike. Koleksioni plotësohet me aksesore si portofole dhe çanta shpine, çorape me printime të cilat janë ‘must-haves’ të sezonit.

Nëse ju pëlqen stili urban, ky koleksion do ta kthej stilin tuaj në inspirim. Koleksionin e ri tani mund ta gjeni në dyqanin e Bershka në QTU.