fb
ESHOP
ORARI
E hënë - E dielë: 09:00 – 21:00

Të reja

Qendra e parë tregtare në Shqipëri mbush 15 vjet dhe dhuron 15 Skuter Xiaomi speciale për klientët në Tetor.

QTU mbush plot 15 vite që kur hapi për herë të parë dyert për publikun shqiptar, kështu që ka vendosur që të gjithë muajin e Tetorit, të dhurojë një ekperince ndryshe për të gjithë klientet e saj.

Gjatë gjithë muajit argëtimi do të jetë i garantuar. Surprizat, uljet përgjatë gjithë muajit dhe  15 skuterave elektrikë Xiaomi do të dhurohen në shorteun e datës 31 Tetor që do të zhvillohet drejtpërsëdrejti në qendër.

QTU është qendra e parë tregtare në Shqipëri, e para që solli përvojën ndërkombetare për blerjet përmes një qendre tregtare.  Krijoi shumë emocione dhe kujtime te blerësit e saj besnikë dhe nuk rreshti kurrë së investuari dhe përmirësuari. Prej thuajse dy vitesh tashmë, QTU ka një pamje të re dhe më moderne.

Eksperincat dhe argëtimi që ofron ajo janë të shumta dhe në të mund të gjenden një kombinim perfekt i markave ndërkombëtare të veshjeve. 

QTU, në ketë situatë ndryshe, kujdeset vazhdimisht të zbatojë me rigorozitet të gjitha masat për parandalimin e përhapjes së Covid-19, sipas protokolleve të institucioneve përkatëse, duke ofruar dhe një ambjent të sigurtë për vizitorët e qendrës.

Doni të njiheni me disa shifra dhe fakte për QTU?

  • Qendra e parë tregtare në vend dhe ajo që krijoi kulturën e tyre duke filluar nga viti 2005
  • Tërësisht e rinovuar – 13 Dhjetor 2018
  • Më shumë hapësira, ndriçim dhe teknologji e përmirësuar
  • Brande te reja dhe unike. ITX Group, Koton, New Yorker, Buzz, The Athlete’s Foot, Climber, Burger King, Bershka, Stradivarius, Cineplexx, Veranda, Calzedonia, Tezenis, Swarovski, Carpisa, US Polo, Pandora Etj.
  • Qendra ku blihet lirë dhe zgjuar, ekonomike për çdo kategori.
  • Sipërfaqja e QTU është shtuar me 14,000m2 në 2018, duke arritur një total prej 47,000 m2 dhe rreth 1,000 vende parkimi.
  • 1,500 të punësuar, 500 më shumë se përpara restaurimit.
  • Markat e reja që vijnë për herë të parë në Shqipëri të QTU: New Yorker, Koton, Mothercare, etj    
  • E vetmja qendër tregtare ku “Food Court” ka ambjente të jashtme dhe me mundesi për të shijuar ajrin e pastër.
  • Food court i përshtatshëm me ushqime për të gjitha kategoritë dhe moshat.
  • Cineplexx, të gjitha sallat ofrojnë teknologjinë ultra-moderne Real D 3D- sallat janë të pajisura me sistemin RealD 3D, me projektorët më të rinj Barco Phosphor Laser dhe me sistemin e dëgjimit JBL Sound Performance.
  • Marka të reja në QTU: ITX Group, Koton, New Yorker, Buzz, The Athlete’s Foot, Climber, Burger King, Bershka, Stradivarius, Cineplexx, Veranda, Calzedonia, Tezenis, Swarovski, Carpisa, US Polo, Pandora Etj.
  • Wiki- është një qendër argetuese autentike e krijuar enkas për femijët. Në mbreterinë e ndodhirave është krijuar një personazhi origjinal, një qenush i quajtur Benni Bones, i cili sjell plot histori argetuese por edhe shumë edukuese për fëmijët.  Vendi ideal për organizime ditëlindjesh apo festa të mëdha për femijë.
  • Këndi i lojrave për fëmijë me hapësira të brendshme dhe të jashtme.