fb
ORARI
E hënë - E dielë: 09:00 – 21:00

Të reja

Për herë të parë në QTU vjen Bazaar I Librit

QTU këtë herë zgjodhi ti dergojë vizitorët e saj në një udhëtim ëndërrimesh me aktivitetin më të veçantë që qendra ka organizuar ndonjëherë.

Mirëserdhët në Bazaarin e parë të librit në QTU.

Ky aktivitet qëllimin e parë ka të jetë pikëtakimi kryesor i këtyre ditëve, të dashamirësve të librit dhe autorëve që përmes rreshtave të shkruara na ofrojnë një dritare të re dhe një shoqërues të ri për çdo herë që mbajmë librin në dorë.

Modelet e ekspozimit të librit, një prezantim ndryshe nga çdo herë tjetër, format e reja të leximit, libraritë e bibliotekat tradicionale e ato dixhitale janë “përplasur” në këtë hapësirë për të kuptuar çfarë po ndodh në këto interferime të kohës së sotme në raportet me lexuesin. Në një festival titujsh dhe gjinish letrare, me plot zgjedhje për çdo moshë; Bazzar I QTU ju mirëpret të gjithëve që të zgjidhni shoqëruesin tuaj të ri në një udhëtim plot fantazi.

Protagonistët e këtij aktiviteti janë shtëpitë botuese si promotorët më të mirë të artit të fjalës: Shtepia Botuese Botart; Botimet Vellezerit Tafa; Botimet Pegi; Botimet Dudaj; Botimet Toena; Albas; Erik Botime; Botimet Josef dhe projekti ‘’Libri im”.

Në shtëpizat e Bazaarit të librit, përpos shumëllojshmerisë do të gjeni dhe çmimet më të mira për titujt tuaj të preferuar, deri në 30% më lirë. E madje pergjatë këtyre ditëve, sipas një axhende të mirëpercaktuar ju mund të takoni dhe autorët tuaj të preferuar, ndaj vazhdimisht ju sugjerojmë që të ndiqni çdo publikim online të QTU që të informoheni në kohë reale.

Bazaar-I I librit në QTU mund ta vizitoni deri në daten 10 Shkurt. Ne ju mirëpresim çdo ditë në ditënetët e letërsisë.