fb
ORARI
E hënë - E dielë: 09:00 – 22:00

markata e lodrave rregullorja

 

Rregullore


Markata e Lodrave

Kushtet e pjesemarrjes

  1. Mosha e aplikimit vetëm për fëmijë 5-15 vjeç të shoqëruar nga të rritur!
  2. Tavolina dhe pjesëmarrja do të garantohen nga QTU, pra janë pa pagesë!
  3. Markata e Lodrave zhvillohet në dt 5 & 6 qershor, 12 & 13 qershor, 19 & 20 qershor, si dhe në datat 26 & 27 qershor.
  4. Markata është e hapur për shitjen e lodrave nëe orarin: 11:00 – 13:30.
  5. Pjesëmarrja është për një numër të limituar fëmijësh.
  6. Për 1 fëmijë do të ketë në dispozicion vetëm 1 tavolinë.
  7. Në Markatën e Lodrave mund të shiten vetëm lodra, asnjë artikull i kategorie tjetër.
  8. QTU lirohet nga të gjitha përgjegjësitë ligjore ose të tjera në lidhje me lodrat (produktet) dhe përputhjen e produktit me ligjet në fuqi në Shqipëri.
  9. QTU nuk mban përgjegjësi mbi sasinë e lodrave të shitura si dhe gjendjen e tyre fizike. Formulari i pjesëmarrjes sëbashku me rregulloren duhet të firmosen nga përfaqësuesi ligjor i fëmijës, përpara fillimit të Markatës së Lodrave. Formularin do t’jua vënë në dispozicion organizatorët.
  10. Fëmija duhet të paraqitet në QTU me një përfaqësues ligjor në datat e Markatës së Lodrave si përmendur në pikën 3.
  11. Fëmijët të shoqëruar nga përfaqësuesi ligjor duhet të paraqiten në QTU për informacion dhe paraprëgatitje, sipas udhëzimeve të stafit organizues.
  12. Pjesëmarrja në këtë lojë konsiderohet si pranim automatik nga pjesëmarrësit i rregullave të përcaktuara si dhe miratimin për trajtimin e të dhënave fotografike dhe numrit të telefonit dhe të dhënave të tjera (emër, mbiemër etj) të deklaruara nga përfaqësuesit ligjorë të fëmijës që merr pjesë, për përdorimin në kuadër të fushatës së Markata e Lodrave, në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar.

 

Duke ju falenderuar për interesin e shprehur,

Mirëpresim pjesëmarrjen tuaj.