ORARI
E hënë - E dielë: 09:00 - 10:00pm

Fast Food

Kolonat

Motoja jone: CILESI – SHERBIM – PASTERTI

 

Në datën 15/12/2003, shoqëria BELAVIS sh.p.k. hap në qytetin e Tiranës  Mediterranean Fast-Food KOLONAT,  i pari restorant në Shqipëri i tipit me vetëshërbim (self-service), në Sheshin “Nënë Tereza”.

 Parimet tona bazë në shërbimin ndaj klientit janë: Cilësia e lëndëve të para - Freskia e ushqimeve - Higjiena dhe pastërtia e lartë - Mikpritja dhe simpatia e personelit - Kënaqësia për të ngrënë në një vend argëtues.

 Një nga prioritetet e kompanisë është kujdesi ndaj shërbimit të klientelës. Tek KOLONAT mund të provosh, pa humbur kohë, një vakt të ngrohtë, të ushqyeshëm dhe të shijshëm, që shërbehet me kënaqësi dhe mirësjellje nga punonjësit, në ambiente me gjallëri, me ngjyra dhe komode, ku higjiena është 100% e garantuar.

Ky aktivitet drejtohet nga një staf profesional i specializuar për këtë profil të ushqimit social. 

Ne ju japim mundesinë e zgjedhjes së ushqimeve që jo vetëm u përshtaten shijeve tuaja, por edhe janë koherente me nevojat tuaja ditore për kalori. Për këtë qëllim kemi ndërtuar një menu të gjerë, gama e të cilës bëhet gjithnjë e më e larmishme.

Krahas produkteve tradicionale, si hamburgerat, patatet, produktet e pules  etj., do te gjeni edhe alternativa produktesh si picat, pitet, tostet e sandwich-et dhe sallatat e freskëta e të shijshme.

ORARI:

09:00 – 21:00

Facebook:  Kolonat – Albania

Instagram: Kolonat – Albania

www.kolonat.com

kolonatalbania@gmail.com

Cel. 0692021977