fb
ESHOP
ORARI
E hënë - E dielë: 09:00 – 21:00.

Termat dhe kushtet

KUSHTET E PERGJITHSHME

QTU ofron këtë faqe interneti për arsye edukimi dhe informimi, lidhur me shërbimet/produktet që ofron kjo qendër tregtare.

Të gjitha të dhënat dhe informacionet e publikuara janë të karakterit informativ dhe QTU rezervon të drejtën për t’i ndryshuar në varësi të kushteve dhe nevojave.
QTU mund të vendosë në cdo kohë, të pezullojë, ndryshojë apo përfundojë funksionalitetin e kësaj faqe përkatësisht, për shkak të punimeve të mirëmbajtjes, për të përditësuar apo përmirësuar faqen apo cfarëdo arsye tjetër përfshirë ato përtej kontrollit të arsyeshëm të QTU. Funksionaliteti i kësaj faqe është tërësisht në diskrecion të QTU.

Përpara se të përdorni këtë faqe interneti, ju lutemi të lexoni me kujdes termat dhe kushtet e përdorimit.
Këto terma dhe kushte përdorimi janë të zbatueshme për faqen e internetit www.qtu.al.
Duke përdorur faqen tonë të internetit ju pranoni plotësisht këto terma dhe kushte përdorimi, pa asnjë rezervë. Në rast se nuk pajtoheni me ndonjë rregull ose kusht, atëherë ju nuk duhet ta përdorni këtë faqe interneti.

Të gjitha elementet e përdorura në këtë faqe, duke përfshirë elementë vizualë apo zanorë, përfshirë teknologjinë bazë, janë të mbrojtura nga e drejta e autorit, marka tregtare ose patenta. Ato janë në pronësinë ekskluzive intelektuale të shoqërisë Qendra Tregtare Univers shpk. Kjo faqe përdoret sipas Kushteve të Përgjithshme që përcaktohen shprehimisht këtu. Klienti ka të drejtë ta përdorë këtë faqe vetëm për përdorimin e tij personal dhe çdo kopjim, përdorim i paautorizuar i elementeve të përdorura në këtë faqe, riprodhimi dhe/ose ripublikimi I tyre është i ndaluar.

Duke aksesuar këtë faqe, Ju pranoni se është I ndaluar përdorimi I kësaj faqe në mënyra të tilla që mund të jenë të dëmshme, të jashtëligjshme apo që përbëjnë mashtrim. QTU nuk mban përgjegjësi nëse, gjatë navigimit në këtë faqe, Ju mund të hasni problematika të ndryshme për shkak të mungesës së antivirusit, fireëall apo broëser të papërditësuar në pajisjen tuaj elektronike.

Shkelja e këtyre kushteve I jep të drejtë QTU-së t’ju heqë aksesin në këtë faqe apo për cfarëdolloj arsye tjetër që QTU konsideron të drejtë dhe të nevojshme.

Procedura e kryerjes së blerjes/porosisë në rrugë elektronike.

Faqja e internetit www.qtu.al do të listojë produktet nga dyqanet e QTU, sipas kategorive që faqja ofron me të gjitha karakteristikat që e identifikojnë produktin. JU, si klient mund te përzgjidhni produktet që dëshironi te blini duke klikuar Bli Online ose duke kontaktuar direkt dyqanin.

Ju bëjmë me dije se për cfarëdolloj shqetësimi apo ankese, pyetje, etj. lidhur me produktet që ofrohen në dyqanet që janë pjesë në këtë faqe, Ju do t’I drejtoheni dyqanit përkatës, faqen e të cilit keni aksesuar për të kryer blerje. Secili dyqan ka faqen e saj elektronike për blerje online (ëebsite), termat dhe kushte përdorimi specifike si dhe politikat e privatësisë së saj. QTU nuk mban asnjë përgjegjësi lidhur me produktet që ofrohen në dyqanet e listuara në faqen tonë apo për cfarëdolloj problematike që lidhet me blerjen online apo nëpërmjet internetit apo me mënyra të tjera blerje.

Faqja www.qtu.al është dhe do të jetë në respektim të plotë të Ligjit 9887/2008 ‘Për mbrojtjen e të dhënave personale’ I ndryshuar dhe aktet nënligjore përkatëse.

Nëse keni pyetje, ankesa ose vërejtje rreth këtyre Kushteve të Përgjithshme apo sugjerime/pyetje rreth eksperiencës tuaj online, ju lutemi të na kontaktoni në adresën: ose me e-mail: info@qtu.al ose në: +355 42380100.