Qiramarrje
Zhvilloni Biznesin Tuaj në QTU!
QTU, si destinacioni më i dashur për blerje në Shqipëri, ofron mundësi unike për biznese dhe marka që duan të rriten dhe të shfaqen përpara një audience të gjerë dhe të larmishme. Me mijëra vizitorë çdo ditë, qendra jonë është vendi ideal për të prezantuar produktet dhe shërbimet tuaja, qoftë përmes një dyqani afatgjatë, një hapësire pop-up, apo një eventi promovues.
QTU ofron ambiente të përshtatshme për qira, të dizajnuara për të plotësuar nevojat e çdo biznesi – nga sipërfaqe të dedikuara për ekspozim, deri te hapësira fleksibël për aktivitete të përkohshme. Çdo hapësirë është e pozicionuar strategjikisht për të siguruar ekspozimin maksimal dhe për të ofruar një përvojë unike për klientët.
Nëse dëshironi të bëheni pjesë e QTU dhe të përfitoni nga avantazhet e një prej qëndrave më të frekuentuara tregtare në vend, ju ftojmë të lexoni termat dhe kushtet e qiradhënies dhe të plotësoni aplikimin tuaj online. Nëse keni pyetje të mëtejshme në lidhje me dhënien me qira ju lutem kontaktoni përgjegjësen e Qeradhënies. leasing@acrem.al