TERMAT DHE KUSHTET E PËRDORIMIT
QTU ofron këtë faqe interneti për arsye edukimi dhe informimi.
Të gjitha të dhënat dhe informacionet e publikuara janë të karakterit informativ dhe QTU rezervon të drejtën për t’i ndryshuar ato në varësi të kushteve dhe nevojave.
QTU mund të vendosë në çdo kohë, të pezullojë, ndryshojë apo përfundojë funksionalitetin e kësaj faqe. Në rast të punimeve të mirëmbajtjes, përditësimit apo përmirësimit të faqes, apo cfarëdo arsye tjetër përfshirë ato përtej kontrollit të arsyeshëm, QTU nuk mban asnjë përgjegjësi dhe nuk garanton aksesin e përhershëm në këtë faqe. Përpara se të përdorni këtë faqe interneti, ju lutemi të lexoni me kujdes termat dhe kushtet e përdorimit.
QTU mund të vendosë në çdo kohë, të pezullojë, ndryshojë apo përfundojë funksionalitetin e kësaj faqe. Në rast të punimeve të mirëmbajtjes, përditësimit apo përmirësimit të faqes, apo cfarëdo arsye tjetër përfshirë ato përtej kontrollit të arsyeshëm, QTU nuk mban asnjë përgjegjësi dhe nuk garanton aksesin e përhershëm në këtë faqe. Përpara se të përdorni këtë faqe interneti, ju lutemi të lexoni me kujdes termat dhe kushtet e përdorimit.
Këto terma dhe kushte përdorimi janë të zbatueshme për faqen e internetit www.qtu.al.
Duke përdorur faqen tonë të internetit ju pranoni plotësisht këto terma dhe kushte përdorimi, pa asnjë rezervë. Në rast se nuk pajtoheni me ndonjë rregull ose kusht, atëherë ju nuk duhet ta përdorni këtë faqe interneti.
Të gjitha elementet e përdorura në këtë faqe, duke përfshirë elementë vizualë apo zanorë, përfshirë teknologjinë bazë, janë të mbrojtura nga e drejta e autorit, marka tregtare ose patenta. Ato janë në pronësinë ekskluzive intelektuale të shoqërisë Qendra Tregtare Univers shpk. Kjo faqe përdoret sipas Kushteve të Përgjithshme që përcaktohen shprehimisht këtu. Klienti ka të drejtë ta përdorë këtë faqe vetëm për përdorimin e tij personal dhe çdo kopjim, përdorim i paautorizuar i elementeve të përdorura në këtë faqe, riprodhimi dhe/ose ripublikimi i tyre është i ndaluar.
Duke aksesuar këtë faqe, ju pranoni se është i ndaluar përdorimi i kësaj faqeje në mënyra të tilla që mund të jenë të dëmshme, të jashtëligjshme apo që përbëjnë mashtrim. QTU nuk mban përgjegjësi nëse, gjatë navigimit në këtë faqe, Ju mund të hasni problematika të ndryshme për shkak të mungesës së antivirusit, firewall apo browser të papërditësuar në pajisjen tuaj elektronike.
Shkelja e këtyre kushteve i jep të drejtë QTU-së t’ju heqë aksesin në këtë faqe apo për çfarëdolloj arsye tjetër që QTU konsideron të drejtë dhe të nevojshme.
Faqja www.qtu.al është dhe do të jetë në respektim të plotë të Ligjit 9887/2008 ‘Për mbrojtjen e të dhënave personale’ i ndryshuar dhe aktet nënligjore përkatëse.
Nëse keni pyetje, ankesa ose vërejtje rreth këtyre Kushteve të Përgjithshme apo sugjerime/pyetje, ju lutemi të na kontaktoni në adresën: QTU, Autostrada Tiranë - Durrës, km 6 ose me e-mail: info@qtu.al term.orAt ++355 42380100.