Orari: 09:00-21:00
  • DYQANE
  • Më shumë
    • Rreth QTU
    • Balfin Group
    • Të reja
    • Karriera
    • Leasing
    • Kontakt
Slide 1 of 1

How QTU changed the shopping experience in Albania 18 years ago


TIRANA -

Si e ndryshoi QTU përvojën e blerjeve në Shqipëri 18 vite më parë

18 vite më parë u hap qendra e parë tregtare në Shqipëri, Qendra Tregtare Univers. QTU revolucionoi industrinë e shitjeve me pakicë dhe përvojën e blerjeve, krijoi qindra vende të reja pune dhe solli marka ndërkombëtare. Për herë të parë, QTU u mundësoi konsumatorëve shqiptarë dyqane të standardizuara dhe blerje të centralizuara në një godinë moderne.

Kjo risi shënoi një kthesë të rëndësishme në trajektoren, tashmë 30 vjeçare, të Grupit BALFIN. “Unë u ktheva në Shqipëri pikërisht për të hapur qendrën e parë tregtare. Të gjithë indikatorët e planit të biznesit tregonin se QTU do të dështonte. Shumë profesionistë, madje edhe të afërm, nuk besonin se një qendër e organizuar tregtare 6 km larg Tiranës do të funksiononte. Por unë isha i bindur në vlerën që do të sillte ky investim, jo vetëm financiare, por edhe në vlerën në treg dhe kulturën konsumatore. Besimi në këtë vizion u përforcua me përurimin e QTU, ku njerëzit na vërtetuan se tregu shqiptar ishte gati për një risi të tillë,” shprehet Presidenti i Grupit BALFIN, Samir Mane, duke kujtuar hapjen e QTU 18 vite më parë.

Ja disa nga kujtimet e Endrit Alikaj, tashmë në pozicionin Këshilltar në Grupin BALFIN, i cili menaxhoi QTU në vitet e saj të para, që përkonin edhe me fillimet e karrierës së tij profesionale.

Si ka qenë eksperienca jote si administrator i parë i QTU?

Qendra Tregtare Univers ishte eksperiencë e veçantë pune, jo vetëm për mua si administrator e drejtor, po eksperiencë e parë dhe e veçantë për shumë shqiptarë, si për të blerë në mënyrë të organizuar; për t’u parë; për të shijuar kafe apo vetëshërbim; por dhe për zbavitje apo aktivitete.

Mund të bëj një paralelizëm me librin “Drejt së Panjohurës” ku flitet për zbulimet e mëdha nga udhëtimet detare në shekujt 14-15 nga Kristofor Kolombi e Vasco de Gama e shumë të tjerë. Kështu ishte dhe përvoja ime në moshën 26 vjeçare me QTU.

Me emocion të madh e kujtoj adrenalinën, energjinë pozitive të së gjithë bashkëpunëtorëve dhe besimin se duhet ta mbaronim në kohë të gjithë ndërtimin dhe së bashku me njësitë asokohe të hapnim në afatin për të cilën ishte rënë dakord, tetor 2005.

“QTU jo vetëm blerje…” Më kujtohet si tani reklama që bëri bashkë me miliona shqiptare dhe krijoj një QTU të njohur dhe të dashur në çdo kohë.

Cilat kanë qenë sfidat e para në drejtimin e QTU?

Sfida më e madhe ishte caktimi i ditës së hapjes.

Sfidë tjetër ishte bindja e qiramarrësve që të investonin dhe të merrnin dyqan me qera në të parën qendër tregtare 6 km larg Tiranës, duke pasur parasysh që rreth 90% e dyqaneve  ishin vetëm në Rr. “Myslym Shyri” dhe “Rrugën e Durrësit” të njohura asokohe!

Ato 30 bizneset e para janë gjetur e bindur me shumë vështirësi por me optimizmin se do ecte mirë gjithçka dhe se investimi tyre do të kishte vlerë, gjë e cila rezultoi e vërtetë duke nisur nga dita e parë e hapjes.

Sigurisht, hipermarketi i parë Euromax, dyqani më i madh i elektroshtëpiakeve Neptun dhe markat e njohura ndërkombëtare Mango, Terranova, Okaidi, Golden Point dhanë besimin dhe krijuan një markë shumë të fortë të QTU e cila garantoi suksesin në vazhdim.

Sfidë tjetër ishte padyshim ngritja e strukturave dhe rekrutimi i stafit për shërbimet si pastrimi, mirëmbajtja, menaxhimi për të cilat u ngritën shoqëri apostafate dhe stafi u rekrutua nga ne direkt.

Çfare të ka lënë mbresa nga hapja e QTU?

Ah, për ata që kanë qenë të pranishëm ka qenë një ditë shumë e veçantë, ku mijëra makina u dyndën dhe autostrada u bllokua me orë të tëra. Kishte mijëra njerëz nëpër dyqane që blinin, por në fakt shprehja më e saktë qe boshatisën të gjitha dyqanet.

Në sytë e gjithë punonjësve, drejtuesve dhe qeramarrësve shikohej qartë shkëlqimi dhe gëzimi. Nën zë thonim dhe në mendje mendonim: “Ne ja dolëm, suksesi i QTU është i sigurt.”

Dhe nga QTU, suksesi i Grupit BALFIN vazhdoi me projektet e tjera por guri i themelit ishte hedhur.

Këtë tetor QTU festoi ditëlindjen e saj të 18 me fushata të dedikuara për blerësit, aktivitete të shumta dhe festë për të gjithë vizitorët. Në këtë ditëlindje, atmosfera i përngjante pikërisht inaugurimit të saj, pasi njerëzit që e ndanë festën ishin të shumtë, njëlloj si 18 vite më parë. QTU mbetet një nga markat më të dashura dhe më popullore në sektorin e qendrave tregtare në vend, falë lidhjes së krijuar për pothuaj dy dekada. Është kjo çka e bën QTU, të gjithën rreth teje.

Mos e humb

Në QTU ka gjithmonë një ofertë për çdo nevojë tuajën.

Regjistrohu